Tottenham në sulm për Sandro Tonalin, bisedimet me lojtarin po avancojnë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Qershor, 2026 12:29

Tottenham në sulm për Sandro Tonalin, bisedimet me lojtarin po avancojnë

Tottenham Hotspur ka nisur bisedime pozitive me përfaqësuesit e mesfushorit të Newcastle United, Sandro Tonali, në lidhje me një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes Tottenhamit dhe Newcastle United, por nëse arrihet një marrëveshje paraprake me lojtarin, pritet që negociatat mes dy klubeve të fillojnë së shpejti.

Pengesa kryesore për londinezët nuk konsiderohet paga apo kushtet personale të lojtarit, por shuma e lartë që Newcastle mund të kërkojë për kartonin e italianit. Megjithatë, drejtuesit e Tottenhamit janë të gatshëm të bëjnë një përpjekje të madhe financiare për të realizuar atë që do të ishte një nga transferimet më të bujshme të verës.

Ky operacion po mbështetet fuqishëm nga trajneri i ri, Roberto De Zerbi, i cili e sheh Tonalin si një element kyç për projektin e tij në Londër. Edhe pronarët e klubit kanë dhënë mbështetjen e tyre për një investim të madh në merkato.

Për shërbimet e 26-vjeçarit interesim kanë shfaqur edhe Arsenal dhe Manchester City, por aktualisht Tottenham duket skuadra më e avancuar në garën për firmën e mesfushorit italian.

Flaka

4
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Qershor, 2026 12:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
4
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?