Tragjedi familjare në Prishtinë: Influencuesja e njohur plagoset, burri i saj i jep fund jetës
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshortja e tij, një grua 30-vjeçare, ka mbetur e plagosur rëndë. Viktimat janë identifikuar si Festim Isufi dhe bashkëshortja e tij, Rina — influencere e njohur në rrjetet sociale.
Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ngjarja është raportuar rreth orës 15:00, në një banesë në zonën e lartpërmendur.
“Me të marrë informatën, policia ka ndërmarrë menjëherë veprime hetimore. Në vendin e ngjarjes, mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjen e burrit, ndërsa gruaja është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Dyshohet se viktima, Festim Isufi, ka therur gruan me thikë para se t’i jepte fund jetës në banesën e tyre. Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.