Qeveria: Investimet në arsimin dual po japin rezultatet e para

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 09:07

Qeveria: Investimet në arsimin dual po japin rezultatet e para

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rritur ndjeshëm numrin e vendeve për regjistrim në shkollat e mesme profesionale për vitin shkollor 2025/2026, me fokus të veçantë në arsimin dual, transmeton Flaka. Nga gjithsej rreth 28.000 vende të lira për nxënësit e rinj, 18.500 janë dedikuar për shkolla profesionale, ndërsa 6.725 prej tyre në arsim dual, të ndara në 269 paralele në të gjithë vendin.

“Arsimi dual nuk është më vetëm ide. Ai është realitet që po jep rezultat – nxënësit do të mësojnë teorinë në shkollë dhe praktikën në kompani reale”, deklarojnë nga Qeveria.

Një nga risitë më të rëndësishme është rritja e bursave për nxënësit në arsim dual, të cilat këtë vit janë rritur në 1.570 bursa, krahasuar me vitet e mëparshme. Nxënësit që do të ndjekin arsimin dual dhe do të plotësojnë kushtet e konkursit përkatës, do të përfitojnë bursë mujore prej 3.500 denarësh për 9 muaj në vit, që financohet nga një fond prej 50 milionë denarësh.

Përveç kësaj, është rritur edhe numri i kompanive bashkëpunuese që do të ofrojnë mësim praktik për nxënësit. Rreth 550 kompani janë angazhuar për të ndihmuar të rinjtë në përvetësimin e aftësive të kërkuara në tregun e punës.

“Kjo do të thotë që të rinjtë, gjatë shkollimit, do të përfitojnë përvojë praktike dhe do të jenë të gatshëm për punësim menjëherë pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional”, thuhet në njoftimin e MASH.

Qeveria thekson se qëllimi strategjik është të krijojë kushte që të rinjtë të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në Maqedoni, në vend se të kërkojnë mundësi jashtë vendit.

“U obliguam për ndryshime dhe këtë po e realizojmë. Krijojmë ardhmëri dhe e zhvillojmë Maqedoninë. Shteti është në rrugën e ndryshimeve!”, përfundon njoftimi i Qeverisë.

67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 09:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?