E ardhmja e Phil Foden në Kombëtaren e Anglisë për FIFA World Cup mbetet në dyshim, pas deklaratave të trajnerit Thomas Tuchel.
Tekniku i Anglisë theksoi se mesfushori ofensiv ka treguar paraqitje shumë të mira në stërvitje, por nuk ka arritur të reflektojë të njëjtin nivel në ndeshje.
“Foden provoi gjithçka. Ishte i shkëlqyer në grumbullim, por e ka të vështirë ta tregojë këtë në fushë. Nuk ka pasur shumë minuta me Manchester City”, u shpreh Tuchel.
Sipas tij, pritshmëritë ishin të mëdha pas paraqitjeve pozitive në stërvitje, por lojtari ende nuk po arrin të ketë ndikimin e plotë gjatë ndeshjeve.
“Erdhi me shumë energji dhe buzëqeshje, mendova se do të na surprizonte, por ende po has vështirësi për të bërë diferencën në fushë”, shtoi trajneri.
Këto deklarata hedhin dyshime serioze mbi përfshirjen e Foden në listën përfundimtare për Kupën e Botës, në një moment kur konkurrenca në skuadrën angleze është shumë e fortë.
Flaka
Botuar nga Drin Zenku
2 Prill, 2026 11:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.