Uji me limon në mëngjes – kombinimi që sjell përfitime për shëndetin
Konsumimi i një gote me ujë të ngrohtë dhe limon në mëngjes konsiderohet një nga zakonet më të thjeshta dhe më të përhapura për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.
Lëngu i limonit, i pasur me vitaminë C, vitamina të grupit B, kalium dhe antioksidantë, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe përmirësimin e funksioneve të organizmit.
Sipas përshkrimeve ushqyese, ky kombinim mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, rregullimin e oreksit dhe mbështetjen e metabolizmit, duke kontribuar edhe në kontrollin e peshës trupore.
Gjithashtu, limoni përdoret shpesh në kujdesin e lëkurës, pasi mund të ndihmojë në pastrimin e papastërtive dhe reduktimin e problemeve të ndryshme të saj.
Disa burime ushqyese e lidhin gjithashtu konsumin e ujit me limon me përfitime për shëndetin e veshkave, thonjve dhe sistemit imunitar, si dhe si mbështetje për detoksifikimin e organizmit.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto përfitime varen nga mënyra e përgjithshme e jetesës dhe nuk duhet të konsiderohen si trajtim mjekësor i vetëm.
Flaka
















