United nis bisedimet për Donnarumma – PSG hapur për shitje

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2025 20:51

United nis bisedimet për Donnarumma – PSG hapur për shitje

Manchester United ka nisur lëvizjet konkrete për të përforcuar portën, duke shfaqur interes për portierin italian Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain. Sipas raportimeve nga The Telegraph, drejtuesit e klubit anglez kanë zhvilluar bisedime fillestare me PSG, në një kohë kur kontrata e Donnarumma skadon në verën e vitit 2026.

PSG është pranë finalizimit të transferimit të Lucas Chevalier nga Lille, çka e bën më të mundshme largimin e Donnarumma-s, për sa kohë që mbërrin një ofertë bindëse. Klubi francez nuk dëshiron ta humbasë portierin pa përfitim financiar, siç ndodhi me Kylian Mbappé.

Në “Old Trafford”, Donnarumma shihet si pasuesi ideal i André Onana, i cili sezonin e kaluar u kritikua për gabime të shumta. Besimi i stafit teknik ndaj Onana është zbehur, dhe një alternativë më e sigurt është kthyer në prioritet për merkaton verore.

Donnarumma ka qenë vendimtar në sukseset e PSG-së në Ligue 1 dhe Champions League, duke u cilësuar si një nga portierët më të mirë në botë. Ai ka 40 paraqitje dhe 11 porta të paprekura sezonin e kaluar, dhe mbetet një emër i kërkuar nga disa klube të mëdha, përfshirë Chelsea, Manchester City, Galatasaray dhe disa klube nga Arabia Saudite.

Flaka

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2025 20:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?