Ushqime që qetësojnë sindromën e zorrës së irrituar
Sindroma e zorrës së irrituar është një çrregullim që shkakton dhimbje në stomak, gazra, diarre, kapsllëk dhe shqetësime pas ngrënies. Specialistët rekomandojnë që çdo person që përjeton këto simptoma të konsultohet me një mjek të specializuar.
Megjithatë, disa ushqime mund të ndihmojnë pa shkaktuar irritim të shtuar:
- Kosi i pa ëmbëlsuar: Përmban probiotikë që ndihmojnë në balancimin e baktereve të shëndetshme të stomakut dhe mund të reduktojnë diarrenë e shkaktuar nga antibiotikët.
- Uthulla e mollës: Përmirëson tretjen në rast mungese të acidit stomakor. Një ose dy lugë të përziera me ujë të ngrohtë dhe pak mjaltë mund të ndihmojnë, falë vitaminave B dhe C.
- Orizi: Lehtëson tretjen dhe ndihmon në normalizimin e jashtëqitjes gjatë diarreve, duke qetësuar mukozën e stomakut.
- Xhenxhefili: Efektiv kundër të vjellave dhe shqetësimeve të stomakut. Mund të përgatitet si çaj ose të përdoret i freskët.
- Lëngu i aloes: Lehtëson aciditetin dhe problemet e tjera të stomakut, si dhe largon toksinat nga trupi. Kujdes: mund të veprojë si laksativ në varësi të sasive.
- Bananet: Ndihmojnë në normalizimin e jashtëqitjes dhe furnizojnë trupin me kalium, veçanërisht nëse keni pasur vështirësi në ushqyerje.
- Kopëri: I pasur me antioksidues, ndihmon në largimin e toksinave dhe zvogëlon fryrjen e barkut. Mund të konsumohet si fara ose e freskët.
Integrimi i këtyre ushqimeve në dietën e përditshme mund të lehtësojë simptomat e sindromës së zorrës së irrituar dhe të përmirësojë komfortin gastrointestinal.
Flaka
















