Ushqimet që luftojnë harresën dhe përmirësojnë memorien
Kujtesa është një nga funksionet më të rëndësishme të organizmit njerëzor, e cila na mundëson të ruajmë dhe të përdorim informacionin në jetën e përditshme. Sipas psikologëve të zhvillimit dhe mjekëve, ekzistojnë disa mënyra dhe zakone ushqimore që mund të ndihmojnë në forcimin e kujtesës afatgjate dhe përmirësimin e funksionit të trurit.
Ekspertët theksojnë se një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë ushqimet e pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale që mbrojnë qelizat nervore dhe mbështesin funksionin kognitiv.
Ndër ushqimet më të rekomanduara për shëndetin e trurit janë boronicat, të cilat përmbajnë proantocianidina që ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga toksinat dhe reduktojnë inflamacionin, duke stimuluar kujtesën.
Domatet, për shkak të përmbajtjes së likopenit, konsiderohen të dobishme për funksionet cerebrale dhe kujtesën afatgjatë. Po ashtu, spinaqi ndihmon në mbrojtjen e sistemit nervor falë vitaminave dhe mineraleve të tij, veçanërisht vitaminës K.
Farat e kungullit janë të pasura me vitaminë E, omega 3, omega 6 dhe zink, elementë që luajnë rol të rëndësishëm në funksionimin e kujtesës dhe proceseve të të menduarit.
Vezët përmbajnë kolinë, një përbërës thelbësor për shëndetin e trurit dhe funksionet njohëse, ndërsa kurkuma njihet për vetitë e saj anti-inflamatore dhe potencialin për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.
Brokoli, gjithashtu i pasur me antioksidantë dhe acid folik, ndihmon në uljen e substancave që lidhen me shfaqjen e problemeve të kujtesës.
Flaka










