Ushqimet që ndihmojnë kundër urisë së papritur dhe mbajnë peshën nën kontroll
Ndjenja e urisë së papritur është një fenomen i zakonshëm që mund të shfaqet edhe gjatë dietave apo përditshmërisë, duke nxitur konsum të tepruar ushqimi. Megjithatë, ekspertët e ushqyerjes theksojnë se zgjedhja e ushqimeve të duhura mund të ndihmojë në kontrollimin e këtij problemi dhe në ruajtjen e peshës trupore.
Ushqimi është thelbësor për energjinë dhe funksionimin e trupit, por edhe ai duhet të konsumohet në mënyrë të balancuar për të shmangur shtimin në peshë dhe ndjenjën e fryrjes.
Disa ushqime konsiderohen veçanërisht të dobishme për ngopje afatgjatë, pa shtuar shumë kalori:
- Kosi – i pasur me proteina që ndihmojnë në frenimin e urisë dhe ka pak kalori.
- Supa – ndihmon në ngopje dhe mund të jetë zgjedhje e shëndetshme me perime.
- Frutat e pyllit – të pasura me antioksidantë dhe fibra që ndihmojnë tretjen.
- Vezët – burim i mirë proteinash dhe vitaminash që mbajnë organizmin të ngopur.
- Peshku – me shumë proteina dhe pak kalori, ideal për dietë të shëndetshme.
- Gjiza – ushqim i lehtë dhe i pasur me proteina.
- Patatet e ziera – të shëndetshme kur konsumohen në mënyrë të kontrolluar.
- Mishi i bardhë – burim proteinash me pak yndyrë.
- Bishtajoret – ndihmojnë në ngopje afatgjatë.
- Tërshëra – e pasur me fibra dhe shumë efektive për kontrollin e urisë.
Dietologët gjithashtu theksojnë rëndësinë e llogaritjes së kalorive ditore, ku nevojat ndryshojnë sipas gjinisë dhe qëllimit (humbje ose shtim në peshë), duke nisur nga rreth 1300–1500 kalori për femrat në dietë dhe mbi 2000 për meshkujt.
Flaka
















