Ushqimet që ndihmojnë në përmirësimin e shikimit
Në një kohë kur shumica e njerëzve kalojnë orë të tëra para ekranit të kompjuterit, telefonit apo televizorit, problemet me shikimin janë bërë gjithnjë e më të zakonshme. Lodhja e syve, dhimbjet e kokës dhe vështirësitë në fokusim mund të jenë sinjale që sytë kanë nevojë për më shumë kujdes.
Përveç kontrolleve të rregullta te okulisti, ekspertët rekomandojnë edhe një regjim ushqimor të pasur me vitamina dhe antioksidantë që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të syve.
Karotat dhe ushqimet portokalli
Karotat, kungulli, kajsitë dhe frutat e tjera me ngjyrë portokalli janë të pasura me betakaroten dhe vitaminë A. Këto përbërës luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shikimit dhe funksionimin normal të syrit.
Perimet me gjethe jeshile
Spinaqi, lakra jeshile dhe perimet e ngjashme përmbajnë luteinë dhe zeaxanthinë, antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në mbrojtjen e syve dhe ulin rrezikun e problemeve të ndryshme okulistike.
Veza
E verdha e vezës është një burim i shkëlqyer i luteinës, zeaxanthinës dhe zinkut. Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në mbrojtjen e retinës dhe ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të syve.
Qitroja dhe luleshtrydhet
Frutat e pasura me vitaminë C, si portokallet, mandarinat dhe luleshtrydhet, kontribuojnë në mbrojtjen e enëve të gjakut në sy dhe ndihmojnë në ruajtjen e një shikimi të shëndetshëm.
Bajamet
Bajamet janë të pasura me vitaminë E, një antioksidant i rëndësishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave të syrit nga dëmtimet e shkaktuara nga plakja dhe faktorët mjedisorë.
Një dietë e pasur me këto ushqime, e kombinuar me pushime të rregullta nga ekranet dhe kontrolle periodike te mjeku, mund të kontribuojë ndjeshëm në ruajtjen e shëndetit të syve dhe përmirësimin e cilësisë së shikimit.
Flaka
















