Ushqimet që ndihmojnë rritjen e flokëve, sipas ekspertëve
Shëndeti i flokëve lidhet ngushtë me ushqyerjen dhe marrjen e duhur të vitaminave dhe mineraleve si zinku, omega-3, kolagjeni, proteinat, vitaminat B, D, E, C, si dhe hekuri dhe silici.
Sipas “RealSimple”, disa ushqime të përditshme mund të ndihmojnë ndjeshëm në forcimin dhe rritjen e flokëve, duke përmirësuar strukturën dhe shëndetin e tyre nga brenda.
Ndër ushqimet më të rekomanduara janë:
- Jogurti – i pasur me proteina, kalcium dhe vitamina D e B, që ndihmojnë shëndetin e eshtrave dhe flokëve.
- Salmoni – një super-ushqim me omega-3, proteina dhe vitamina D e B që mbështesin rritjen e flokëve.
- Drithërat – burim i mirë i silicit, i njohur si “minerali i bukurisë”.
- Avokado – përmban vitaminë E dhe antioksidantë që ndihmojnë rigjenerimin e flokëve.
- Farat dhe arrorët – të pasur me omega-3 dhe vitamina B që kontribuojnë në forcimin e flokëve.
- Vezët – burim i shkëlqyer i biotinës, proteinave, zinkut dhe vitaminës D.
- Frutat e malit – të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat dhe folikulat e flokëve.
Ekspertët theksojnë se një dietë e balancuar luan rol kyç në parandalimin e rënies së flokëve dhe në përmirësimin e densitetit dhe shkëlqimit të tyre.
Flaka
















