Ushqimet që përmirësojnë memorien dhe forcojnë trurin
Një regjim ushqimor i shëndetshëm nuk ndikon vetëm në trupin tonë, por edhe në funksionimin e trurit dhe aftësive njohëse. Ekspertët e ushqimit theksojnë se disa ushqime të caktuara ndihmojnë në përmirësimin e memories, koncentrimit dhe mbrojtjen e trurit nga plakja mendore.
Sipas raportimeve të The Times of India, këto janë disa nga ushqimet më të mira për shëndetin e trurit:
Peshku yndyror
Salmoni, sardelja dhe trofta janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në ndërtimin dhe funksionimin e qelizave të trurit dhe nervave.
Brokoli
I mbushur me antioksidantë dhe vitaminë K, brokoli konsiderohet një ndër ushqimet më të mira për forcimin e memories dhe funksioneve njohëse.
Farat e kungullit
Këto fara përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë trurin nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.
Arrat
Konsumimi i rregullt i arrave ndihmon jo vetëm zemrën, por edhe shëndetin e trurit dhe përmirësimin e kujtesës.
Vezët
Të pasura me vitamina B6, B12, folate dhe kolinë, vezët ndihmojnë në rritjen e koncentrimit dhe përmirësimin e memories.
Portokalli
Vitamina C që gjendet në portokall luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit dhe parandalimin e rënies mendore.
Boronicat
Të pasura me antioksidantë dhe veti anti-inflamatore, boronicat ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga plakja dhe sëmundjet neurologjike.
Ekspertët rekomandojnë përfshirjen e këtyre ushqimeve në dietën e përditshme për të mbajtur trurin aktiv dhe të shëndetshëm në çdo moshë.
Flaka

















