Ushtria izraelite po kthehet kundër qeverisë: Nuk luftojmë në Gaza!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:00

Ushtria izraelite po kthehet kundër qeverisë: Nuk luftojmë në Gaza!

Ushtria izraelite po kthehet kundër qeverisë së saj. Forcat e armatosura lëshuan një paralajmërim në drejtim të lidershipit politik duke theksuar se çdo zgjerim i operacioneve në Gaza vendos në rrezik jetën e pengjeve. Sipas një zyrtari të lartë ushtarak, të cituar nga mediat në Tel Aviv, një marrëveshje për pengjet, do t’i mundësonte ushtrisë izraelite që të vepronte më lirshëm në Gaza, madje edhe në zona ku nuk ka vepruar ende.

Në fillim të kësaj jave, kreu i forcave të armatosura, Herzi Halevi, vizitoi tunelin në Rafah ku u gjetën trupat e 6 pengjeve të vrara nga bombardimet izraelite, ngjarje e cila nxiti një valë protestash dhe një grevë. Strategjia e ushtrisë izraelite deri më tani ka qenë që të mos hyjë në zona ku ka informacione për prezencë të pengjeve.

Ministri për sigurinë kombëtare, Ben Gvir, sinjalizon se qeveria e Tel Avivit po kërkon të largohet nga negociatat me Hamasin. “Nuk bisedojmë me vrasës gjakftohtë”, thekson ministri izraelit duke kërcënuar se do t’i shtypë militantët palestinezë. Benny Gantz, rivali politik i kryeministri Benjamin Netanjahu, kundërshton qëndrimin e këtij të fundit që po mban peng paqen.

“Nëse Netanjahu nuk e kupton se pas 7 tetorit gjithçka ka ndryshuar, apo nëse dyshon se Sinwar do të eliminohet dhe që ne do të arrijmë atë që duam, apo nëse ai nuk është i fuqishëm mjaftueshëm për t’i bërë ballë presionit ndërkombëtar, të dorëzojë çelsat dhe të ikë në shtëpi. Pengjet duhet të kthehen edhe nëse paguajmë një çmim të lartë. Duhet ta mbyllim Gazën nga jugu që 7 tetori të mos ndodhë më. Fushata duhet të kalojë në veri”, citon A2 deputetin izraelit.

Kjo vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan për terrorizëm Yahya Sinwar dhe liderë të tjerë të Hamasit lidhur me sulmet e 7 tetorit. Prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut, Merrick Garland, premtoi se akuza është vetëm një pjesë e përpjekjes së drejtësisë për të goditur çdo aspekt të operacioneve të Hamasit.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?