Ushtria izraelite sulmoi 13 xhami dhe kisha në Liban që nga 23 shtatori

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 19:43

Ushtria izraelite sulmoi 13 xhami dhe kisha në Liban që nga 23 shtatori

Përderisa ushtria izraelite shkatërron vendbanimet dhe infrastrukturën me bombardime në rajonet e ndryshme të Libanit, shënjestron edhe vendet e adhurimit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Libanit, NNA, dhe mediave lokale, Izraeli ka kryer 13 sulme në xhami dhe kisha në Liban që nga 23 shtatori, pavarësisht marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në një nga videot e shpërndara në rrjetet sociale mund të shihet se si Izraeli bombardon një xhami në fshatin Um et-Tut.

Izraeli bombardoi xhamitë dhe kishat 13 herë, të gjitha në vendbanime në Libanin jugor.

Sipas NNA, kisha Mar Marun u dëmtua në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë në rrethin Jezzin të provincës jugore më 23 shtator.

Më 4 tetor, një xhami në rrethin Bint Jbeil të provincës Nabatieh në kufirin izraelit u vu në shënjestër me arsyetimin se kishte anëtarë të Hezbollahut dhe përdorej si seli.

Në Bint Jbeil më 6 tetor u bombardua një xhami. Një ditë mi vonë në qytezën Kafr Dunin një xhami u shkatërrua nga avionët luftarakë.

Avionët luftarakë izraelitë më 9 tetor shënjestruan një kishë në qytetin Tyre. Gjithashtu edhe një xhami në të njëjtin qytet më 11 tetor ishte cak i sulmit izraelit.

Më 13 tetor një xhami u shkatërrua plotësisht në Nabatieh.

Xhamia Kantara Belde në qytetin e Tyre u shkatërrua plotësisht nga sulmet ajrore të 14 tetorit. Në sulmin e 18 tetorit në të njëjtin qytet, Xhamia Sekaleyn u shkatërrua dhe një xhami tjetër u dëmtua.

Më 26 tetor, ushtria izraelite shkatërroi plotësisht Xhaminë Resul-i Akram në qytezën Dahira të qytetit Tyre me eksploziv. Imazhet në mediat sociale treguan ushtarët izraelitë duke kënduar dhe duke bërë fjalime sarkastike ndërsa shkatërronin xhaminë me eksploziv.

Edhe më 28 tetor avionët luftarakë izraelit sulmuan një xhami në qytezën Buyut Sayyad në Tyre.

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?