Vaji i ullirit mbron zemrën, studimi zbulon rolin e proteinës që ul rrezikun e atakut në zemër
Vaji i ullirit dhe ushqimet e pasura me yndyra të pangopura mund të kenë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të zemrës.
Studimet e fundit kanë zbuluar se konsumimi i këtyre yndyrave ndikon në rritjen e nivelit të proteinës apolipoprotein A-IV në gjak, një përbërës që lidhet me uljen e rrezikut të problemeve serioze kardiovaskulare, si ataku në zemër dhe ishemia.
Sipas studiuesve, kjo proteinë ndihmon në parandalimin e bllokimit të enëve të gjakut duke ndikuar në pllakat artereosklerotike, të cilat mund të pengojnë qarkullimin normal të gjakut.
Artereoskleroza, e shkaktuar nga grumbullimi i yndyrave, kolesterolit dhe substancave të tjera në arterie, është një nga faktorët kryesorë që lidhen me infarktin dhe isheminë. Apolipoprotein A-IV mund të ndihmojë në ngadalësimin e këtij procesi dhe në uljen e rrezikut për trombozë.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se nivelet e kësaj proteine janë më të larta gjatë gjumit, duke sugjeruar se trupi ka një mekanizëm natyral mbrojtës edhe gjatë pushimit.
Një dietë e pasur me yndyra të shëndetshme, si vaji i ullirit, e kombinuar me një gjumë cilësor dhe një stil jetese të balancuar, mund të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit të zemrës.
Flaka
















