Vetëvritet një 15-vjeçar, Ekspertët: Vetëvrasjet po shënojnë rritje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 21:53

Vetëvritet një 15-vjeçar, Ekspertët: Vetëvrasjet po shënojnë rritje

Një i mitur i moshës 15-vjeçare ka humbur jetën pasi është hedhur nga garazhi shumëkatësh “Razloveçko Vostanie”, që ndodhet në afërsi të Qendrës së vjetër Tregtare në Shkup. Sipas dëshmitarëve, personi është hedhur nga një objekt aty pranë. Ekipet e policisë kanë mbërritur menjëherë në terren dhe kanë kryer kontrollin. Fenomeni i vetëvrasjeve në vendin tonë po shënon rritje, fatkeqësisht numri më i madh i vetëvrasjeve ndodh tek adoleshentët, thotë përfaqësuesi i Shoqatës së Psikoterapeutëve, Ylli Avdiaj.

“Jemi në një kohë kur secili fëmijë ose secili i ri ka qasje në rrjetet sociale, ka qasje në grupe të ndryshme ose bëhet pjesë e lojërave të ndryshme, e shoqërive të ndryshme, kulteve të ndryshme, ato shpeshherë e kanë një rol deri te kjo rrugë që i çojnë disa. Është fenomeni p.sh. që të gjithë jemi në dijeni, siç ishte “Balena blu”. Kur po flasim për një adoleshent ose një fëmijë, ne nënkuptojmë një qenie e cila akoma nuk e ka arritur një zhvillim të pjekurisë, që të arrihet të kuptohet se çfarë veprimesh po bën, a janë veprime të duhura ato që po i ndërmerr, lojërat ku po bëhet pjesëmarrës.”, – deklaroi përfaqësuesin e Shoqatës së Psikoterapeutëve, Yll Avdiaj.

Sipas Avdijajt, shpeshherë edhe neglizhenca apo komunikimi, ajo klima e ftohtë që po ndodh në familjet tona, kjo i bën fëmijët që ata të kenë nevojë të kërkojnë diku tjetër shoqëri apo ngushëllim. Sipas Policisë së Maqedonisë, numri më i madh i vetëvrasjeve është kryer në rajonin e qyteteve të Manastirit dhe Shtipit, e më pas edhe qytetet si Shkupi, Kumanova, Strumica, Ohri, mirëpo nuk përjashtohen edhe rajonet tjera.

237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 21:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?