Vinícius mbështet Lamine Yamal në luftën kundër racizmit
Ylli i Real Madrid, Vinícius Júnior, ka bërë një deklaratë të fortë kundër racizmit në futboll, duke shprehur mbështetje për yllin e FC Barcelona, Lamine Yamal.
Sulmuesi brazilian theksoi se shpreson që Yamal të vazhdojë luftën kundër racizmit, ashtu si ai vetë, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit në këtë betejë.
“Shpresoj që Lamine Yamal të vazhdojë këtë luftë kundër racizmit si unë. Jemi bashkë”, u shpreh Vinícius Jr.
Ai shtoi se, edhe pse futbollistët kanë privilegje financiare, shumë persona me ngjyrë përballen me vështirësi më të mëdha në shoqëri.
“Ne kemi para, por njerëzit e varfër me ngjyrë kanë më shumë vështirësi se ne dhe duhet të luftojmë të gjithë së bashku kundër racizmit”, deklaroi ai.
Vinícius gjithashtu theksoi se racizmi nuk është problem i një vendi të vetëm, por një fenomen global.
“Nuk po them se Spanja, Gjermania apo Portugalia janë vende raciste, por ka racistë në çdo vend. Nëse luftojmë së bashku, shpresoj që të tjerët të mos vuajnë më”, përfundoi ai.
Deklarata e tij ka marrë reagime të shumta dhe ka rihapur debatin për racizmin në futbollin botëror.
Flaka
















