Vitamina C, aleati kryesor për imunitetin – ja ushqimet që e përmbajnë më shumë
Vitamina C, e njohur ndryshe si acidi askorbik, mbetet një nga elementët më të rëndësishëm për funksionimin normal të organizmit dhe forcimin e sistemit imunitar.
Sipas WebMD, kjo vitaminë luan rol kyç në rritjen, zhvillimin dhe riparimin e indeve të trupit. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit, thithjen e hekurit, shërimin e plagëve si dhe mirëmbajtjen e kockave, dhëmbëve dhe enëve të gjakut.
Ekspertët theksojnë se njerëzit që konsumojnë mjaftueshëm vitaminë C kanë një sistem imunitar më të fortë dhe rrezik më të ulët ndaj sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, vitamina C mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës tek pacientët me kancer.
Edhe pse shumica e njerëzve e lidhin vitaminën C me portokallet dhe limonin, ajo gjendet edhe në shumë fruta dhe perime të tjera të pasura me vlera ushqyese.
Ushqimet më të pasura me vitaminë C:
- Broccoli
- Kivi
- Specat e kuq dhe jeshil
- Luleshtrydhet
- Patatet e ëmbla
- Domatet
- Mango
- Ananasi
- Specat djegës jeshil
- Lakra jeshile
Mjekët rekomandojnë një dietë të balancuar dhe konsum të rregullt të frutave dhe perimeve për të përfituar maksimalisht nga vitamina C dhe për të mbajtur organizmin të shëndetshëm.
Flaka
















