Vitaminat dhe mineralet që meshkujt nuk duhet t’i neglizhojnë
Një përqindje e lartë e meshkujve në ditët e sotme vuajnë nga mungesa e të paktën një vitamine apo minerali të rëndësishëm, kryesisht si pasojë e ushqyerjes jo të rregullt dhe konsumit të ulët të frutave dhe perimeve.
Studimet tregojnë se rreth 77% e burrave nuk marrin mjaftueshëm magnez, vitaminë D dhe vitaminë B12, elemente thelbësore për funksionimin normal të organizmit.
Vitamina D3
Vitamina D3 është e rëndësishme për prodhimin e testosteronit, shëndetin e kockave, trurit dhe stabilitetin emocional. Mungesa e saj lidhet edhe me rrezik më të lartë për probleme kardiovaskulare.
Ajo merret kryesisht nga ekspozimi në diell, por edhe nga ushqime si vezët, produktet e bulmetit dhe kërpudhat.
Vitamina B12
Mungesa e B12 mund të shkaktojë lodhje, dobësi dhe probleme nervore. Kjo vitaminë gjendet kryesisht në ushqime shtazore si mishi i viçit, qengjit dhe peshku salmon.
Vitaminat A, C dhe E
Këto vitamina veprojnë si antioksidantë të fuqishëm dhe ndihmojnë në forcimin e imunitetit, mbrojtjen e shikimit dhe ngadalësimin e plakjes qelizore. Gjenden në perime jeshile si spinaqi dhe barishtet e ndryshme.
Vitamina K
Vitamina K luan rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave dhe të zemrës, si dhe në mpiksjen normale të gjakut. Ajo gjendet kryesisht në perime jeshile dhe produktet e bulmetit.
Magnezi
Magnezi ndihmon në kontrollin e tensionit të gjakut, funksionin muskulor dhe cilësinë e gjumit. Mungesa e tij mund të shkaktojë ankth, dhimbje koke dhe probleme me tretjen. Gjendet në tërshërë, spinaq, fara kungulli dhe avokado.
Omega-3
Acidet yndyrore Omega-3 reduktojnë inflamacionin dhe mbrojnë zemrën dhe trurin. Burime të mira janë salmoni, sardelet, arrorët dhe farat.
Kaliumi
Kaliumi është thelbësor për funksionimin e muskujve dhe zemrës. Mungesa e tij mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të dobësojë metabolizmin. Gjendet në banane, fasule, patate të ëmbla dhe avokado.
Flaka










