“VLEN as nuk di, as nuk mundet” – Taravari godet ashpër qeverinë e Mickoskit

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 10:56

“VLEN as nuk di, as nuk mundet” – Taravari godet ashpër qeverinë e Mickoskit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një takimi me aktivistë dhe mbështetës në Çegran, dërgoi mesazhe të qarta politike, duke e cilësuar situatën aktuale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si të papranueshme dhe margjinalizuese. Ai theksoi se zgjedhjet e tetorit nuk janë vetëm politike, por një referendum për dinjitetin shqiptar.

“Margjinalizimi i shqiptarëve është në një intensitet të përshpejtuar, dhe VLEN as nuk di e as nuk mundet ta ndalë këtë proces”, deklaroi Taravari para të pranishmëve.

Ai e cilësoi pozitën e shqiptarëve në qeverinë aktuale të udhëhequr nga Hristijan Mickoski dhe Maksim Dimitrievski si të mjerueshme, ku sipas tij, liderët e mbetur shqiptarë janë të heshtur dhe të nënshtruar, duke pranuar çdo kërkesë të partnerëve maqedonas, vetëm për të ruajtur vendin në qeveri.

“Kjo qeveri nuk është e shqiptarëve. Kjo është një qeveri ku shqiptarët janë të nënshtruar dhe të padukshëm. Ata heshtin, pranojnë gjithçka, dhe nuk përfaqësojnë askënd përveç interesit personal”, u shpreh Taravari.

Ai dërgoi edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për VMRO-DPMNE-në, duke i kujtuar se shqiptarët nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë të nënshtruar:

“Historia kurrë nuk i ka njohur shqiptarët si të nënshtruar dhe kurrë nuk do të pranojnë të nënshtrohen. Tetori është afër, dita e kësaj përgjigjeje po vjen”, theksoi ai me tone të vendosura.

Taravari përfundoi duke theksuar se Maqedonia nuk është shtet vetëm i maqedonasve, por edhe i shqiptarëve, dhe këtë e dëshmojnë breza të tërë që kanë dhënë gjithçka për një shtet të përbashkët dhe të drejtë.

“Zgjedhjet e tetorit janë referendum: a do të vazhdojmë të margjinalizohemi, apo do ta ndalim këtë padrejtësi historike? Ne zgjedhim dinjitetin, jo nënshtimin”, përfundoi Taravari në fjalimin e tij në Çegran. Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 10:56
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë