VLEN: Pensionet rriten, dinjiteti kthehet!

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 09:29 Përditësuar

VLEN: Pensionet rriten, dinjiteti kthehet!

Qeveria e dalë nga vullneti i qytetarëve po e dëshmon çdo ditë se ndryshimi nuk është slogan, por realitet që preket. Në mbledhjen e djeshme qeveritare, është miratuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, një vendim thelbësor për përmirësimin e kushteve të jetesës së pensionistëve tanë.

Pas shumë vitesh premtime të pambajtura, më në fund kemi një qeveri që vepron.

Vetëm në 1 vit të qeverisjes sonë, pensionet janë rritur me 5.000 denarë, duke u ardhur në ndihmë mbi 340.000 qytetarëve. Me ndryshimet e reja, nga shtatori pensionet do të rriten me mbi 1.000 denarë, ndërsa rritja e radhës prej 1.000 denarësh do të ndodhë në marsin e vitit të ardhshëm.

Kjo nuk është propagandë, por politikë me vizion dhe përgjegjësi. Sepse për VLEN-in, pensionistët nuk janë mjete për vota, por shtylla të dinjitetit shoqëror. BDI për 20 vjet i përdori të moshuarit për fotografi dhe premtime boshe. Ne i nderojmë me veprim!
Ata luajtën me ndjeshmëritë e kësaj kategorie VLEN po luan me kartën e përkushtimit, për çdo të moshuar që ka sakrifikuar për këtë vend.

Kjo është qeverisje që jep rezultat.
Kjo është VLEN.

266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 09:29 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?