Xavi Simons drejt Premier League – City tenton ta rrëmbejë nga Chelsea

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2025 17:05

Xavi Simons drejt Premier League – City tenton ta rrëmbejë nga Chelsea

Manchester City ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar Xavi Simons, duke synuar të prishë planet e Chelseat, që prej javësh ka negociuar me RB Leipzig për mesfushorin holandez. Oferta e klubit londinez prej 60 milionë paund kishte marrë miratimin e lojtarit për të negociuar, por tani Cityzens po tentojnë ta rrëmbejnë në momentet e fundit.

Simons, 22 vjeç, shihet nga Pep Guardiola si pasuesi ideal i Savinhos, i cili është pranë kalimit te Tottenham Hotspur. Holandezi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Leipzig pas dështimit të klubit për t’u kualifikuar në garat evropiane.

Sezonin e kaluar, Simons realizoi 10 gola dhe 7 asiste në 25 ndeshje të Bundesligës, duke u konfirmuar si një nga talentet më të spikatur në Evropë.

Megjithatë, për Manchester City ekziston një pengesë: rregulli i federatës angleze për lojtarët jo-vendas, pasi skuadra e Guardiolës ka tejkaluar kufirin prej 17 futbollistësh të tillë. Kjo mund të ndikojë në realizimin e transferimit, përveçse nëse ndodhin largime të tjera nga skuadra.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2025 17:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?