Xavi Simons: Werner më bindi të zgjidhja Tottenham-in

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Shtator, 2025 14:13

Xavi Simons: Werner më bindi të zgjidhja Tottenham-in

Mesfushori ofensiv holandez Xavi Simons ka zbuluar se një bisedë me ish-shokun e tij te RB Leipzig, Timo Werner, ka luajtur rol të rëndësishëm në vendimin për t’iu bashkuar Tottenham Hotspur këtë verë.

Simons, i cili u transferua nga Leipzig te Spurs për rreth 65 milionë euro, tha për Leipziger Volkszeitung se Werner i foli me superlativa për klubin londinez:

“Ai më tregoi shumë për madhësinë e klubit dhe tifozët fantastikë. Më tha se besonte se ishte vendi i duhur për mua për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.”

22-vjeçari, i cili refuzoi interesin e Chelsea-t dhe Bayern Munich, pritet të ketë një rol kyç në skuadrën e trajnerit Thomas Frank, sidomos pas mungesës afatgjatë të James Maddison. Werner, që kaloi dy sezone në huazim te Spurs, duket se ka dhënë “asistin” jashtë fushe për këtë transferim të bujshëm.

Flaka

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Shtator, 2025 14:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?