Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, ka folur për besimin që kishte ndaj sulmuesit brazilian Raphinha, duke treguar se ishte vetë ai që kishte kërkuar transferimin e tij te klubi katalanas.
Xavi kujtoi se e kishte ndjekur lojtarin që në periudhën kur ai luante në Portugali, madje edhe gjatë kohës së tij te Al Sadd, dhe kishte insistuar që Barcelona ta sillte në “Camp Nou”.
“Unë isha ai që i thashë klubit ta nënshkruante Raphinhën. E doja që kur ishte në Portugali. Mbaj mend një bisedë me të kur ai ishte i zhgënjyer. I thashë: ‘Rapha, të kam sjellë për 5 vite, qetësohu! Ne kemi besim te ti’,” u shpreh Xavi.
Ai shtoi se braziliani ka shpërthyer në performancë te Barcelona dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
“Ne kishim besim tek ai. Tani ai ka shpërthyer te Barça dhe jam shumë i lumtur për të,” përfundoi ish-trajneri i katalanasve.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Qershor, 2026 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.