Xheneta Bektoviq është zgjedhur anëtare e re e Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve pjesëtarë të komuniteteve 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:47

Xheneta Bektoviq është zgjedhur anëtare e re e Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve pjesëtarë të komuniteteve 

Gjykatësja Xheneta Bektoviq është zgjedhur anëtare e Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve – pjesëtarë të komuniteteve, të cilët janë më pak se 20 për qind nga popullata e vendit. Bektoviq vjen nga Gjykata themelore penale Shkup dhe ishte kandidatja e vetme.

Sipas Komisionit për zbatim të zgjedhjeve të anëtarit të Këshillit gjyqësor, në pajtim me rezultatet e mbledhura në bazë të procesverbaleve nga këshillat zgjedhorë, Xheneta Bektoviq mori gjithsej 287 vota.

Kryetarja e Komisionit, gjykatësja Emilia Shopar Jovanova informoi se dalja në zgjedhjet e sotme ishte 87 për qind, përkatësisht nga gjithsej 365 të regjistruar në regjistrin zgjedhor gjyqësor, votuan 316. Të pavlefshme ishin 29 fletëvotime, ndërsa 49 nuk ishin përdorur.

Votimi filloi në orën 8 dhe zgjati deri në orën 15 në vendvotimet në të gjitha gjykatat e vendit.

Këshillin gjyqësor e përbëjnë 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjedhen nga radhët e gjykatësve, tre i zgjedhë Kuvendi dhe dy anëtarë janë në propozim të presidentit të shtetit. Anëtarë pa të drejtë vote janë edhe kryetari i Gjykatës supreme dhe ministri i Drejtësisë. Ata zgjidhen me mandat prej gjashtë viteve, me të drejtë edhe të një rizgjedhjeje.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?