Xherdan Shaqiri: Hungaria ka lojtarë të mirë, nuk duhet t’i nënvlerësojmë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 20:11

Xherdan Shaqiri: Hungaria ka lojtarë të mirë, nuk duhet t’i nënvlerësojmë

Xherdan Shaqiri është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes së parë në “Euro 2024” kundër Hungarisë. Shaqiri paralajmëron bashkëlojtarët e tij duke thënë se Hungaria është një kundërshtar shumë i vështirë me lojtarë që kanë potencial të jashtëzakonshëm.

“Ata kanë lojtarë të mirë, nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Pres një luftë të madhe, ata janë vërtetë të fortë. Nuk ka asnjë favorit në një kampionat europian, gjithçka mund të ndodh. Por, ne gjithashtu e dimë se cfarë mund të bëjmë dhe kemi shanse për të fituar kundër Hungarisë”, u shpreh Shaqiri në konferencë më media.

Lojtari i Chicago Fire foli gjithashtu edhe për pikat e tij të forta.

“Unë sjell kreativitet me stilin tim dhe mund të shënoj gola nga askund. Mund të luaj me pasime vendimtare. Unë thjesht e kam këtë talent”, vazhdoi tutje lojtari shqiptar

Xherdan Shaqiri ka pasur disa probleme me lëndime gjatë kohëve të fundit, por tani lojtari nga Zhegra e Gjilanit thotë se është mirë me shëndetin.

“Gjunjtë e mi, ijët e mia, gjithçka është në rregull. Jam në formë. Do të vazhdoj të luaj derisa një ditë të zgjohem në mëngjes dhe të kuptoj se nuk më pëlqen më. Është truneu i shtatë, po më pëlqen shumë të jem këtu me djemtë”, përfundoi lojtari i Zvicrës.

Kujtojmë që Zvicra përveç Hungarisë në grup e ka nikoqirin, Gjermaninë dhe Skocinë.

44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 20:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?