Yndyrat nuk janë armik: Cilat janë të dëmshme dhe cilat i duhen trupit tonë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2026 15:06

Yndyrat nuk janë armik: Cilat janë të dëmshme dhe cilat i duhen trupit tonë

Për vite me radhë yndyra është konsideruar si një nga armiqtë kryesorë të shëndetit, ndërsa tregu është mbushur me produkte “pa yndyrë”. Por jo të gjitha yndyrat janë të njëjta dhe eliminimi i plotë i tyre nga dieta nuk është zgjidhja më e mirë për organizmin.

Yndyrnat janë një element i rëndësishëm për trupin, pasi ndihmojnë në prodhimin e energjisë, mbështesin funksionimin e qelizave dhe luajnë rol në përthithjen e disa vitaminave të rëndësishme.

Megjithatë, ekzistojnë yndyra që mund të ndikojnë negativisht në shëndet. Yndyrat e ngopura, të cilat gjenden kryesisht te mishi me shumë yndyrë, produktet e qumështit me yndyrë të plotë dhe disa vajra tropikalë, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe të shtojnë rrezikun për probleme kardiovaskulare.

Edhe më problematike konsiderohen yndyrat trans, të cilat gjenden në shumë ushqime të përpunuara, produkte të skuqura, margarinë dhe ëmbëlsira industriale. Këto yndyra mund të rrisin kolesterolin e keq dhe të ulin nivelin e kolesterolit të mirë.

Nga ana tjetër, yndyrat e pangopura njihen si “yndyra të mira” dhe janë të rëndësishme për një organizëm të shëndetshëm. Ato mund të ndihmojnë në përmirësimin e niveleve të kolesterolit dhe në mbështetjen e shëndetit të zemrës.

Burime të yndyrave të shëndetshme janë avokado, ullinjtë, arrat, farat, peshku i yndyrshëm dhe gjalpi natyral i kikirikut.

Ekspertët theksojnë se qëllimi nuk duhet të jetë eliminimi i yndyrave nga dieta, por zgjedhja e llojit të duhur dhe konsumimi i tyre në sasi të balancuara.

Flaka

394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2026 15:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?