Zbulohen detajet e transferimit të Vedat Muriqit te Fenerbahçe

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Qershor, 2026 19:25

Zbulohen detajet e transferimit të Vedat Muriqit te Fenerbahçe

Vedat Muriqi është zyrtarisht lojtar i Fenerbahçes, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe të gjitha detajet financiare të operacionit që rikthen sulmuesin e Kosovës në futbollin turk.

Klubi nga Stambolli do të paguajë plot 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e bomberit kosovar. Nga kjo shumë, Mallorca do të përfitojë një tarifë fikse prej 8 milionë eurosh, ndërsa do të marrë edhe 55 për qind të shumës së mbetur prej 7 milionë eurosh, që përkthehet në 3.85 milionë euro shtesë.

Në total, klubi spanjoll do të arkëtojë 11.85 milionë euro nga shitja e Muriqit. Përveç kësaj, Mallorca ka ruajtur edhe 10 për qind të kartonit për një transferim të mundshëm të ardhshëm të sulmuesit.

Nga ana tjetër, Lazio do të përfitojë 45 për qind të shumës së mbetur prej 7 milionë eurosh, duke siguruar rreth 3.15 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka firmosur një kontratë afatgjatë me Fenerbahçen, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2029.

Rikthimi i Muriqit në Turqi konsiderohet si një nga lëvizjet më të rëndësishme të merkatos për futbollistët shqiptarë, me pritshmëri të mëdha që ai të luajë një rol kyç në repartin ofensiv të Fenerbahçes në sezonet e ardhshme.

Flaka

294
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Qershor, 2026 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
294
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?