Zbulohet afati i transferimit të Osimhen ndërsa PSG përgatit ofertën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 18:44

Zbulohet afati i transferimit të Osimhen ndërsa PSG përgatit ofertën

Raportet në Itali thonë se Paris Saint-Germain nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro për yllin e Napolit, Victor Osimhen, por sipas “Il Corriere dello Sport”, Partenopei shpreson të arrijë një marrëveshje me skuadrën e Ligue 1 brenda dhjetë ditëve të ardhshme.

Osimhen pritet të largohet nga Napoli këtë verë, por skuadra italiane është ende në pritje të një klubi të gatshëm të përputhet me klauzolën prej 130 milionë eurosh të sulmuesit, raporton KosovaPress.

Sipas “Gazzettas” dhe “Corriere dello Sport”, PSG mund të ofrojë 100 milionë euro së shpejti, por propozimi mund të përfshijë edhe një nga lojtarët e tyre.

“Sky Sport Italia” raportoi të hënën mbrëma se PSG ishte e gatshme të lejonte Napolin të zgjidhte mes tre futbollistëve të tyre për një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para.

“Corriere dello Sport” këmbëngul se presidenti i Napolit, De Laurentiis pret të shesë Osimhen për afro 130 milionë euro, por është ende i hapur për të diskutuar marrëveshjet e mundshme shkëmbimi.

Napoli është i përgatitur të shesë Osimhen dhe ta zëvendësojë me Romelu Lukakun, ndaj shpresojnë të arrijnë marrëveshje brenda dhjetë ditëve të ardhshme, para pjesës së dytë të parasezonit në Castel Di Sangro.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 18:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?