Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar marrëveshjen me portierin e talentuar të Lille, Lucas Chevalier, në një transferim që kap vlerën e 40 milionë eurove. Kampionët e Evropës kanë siguruar shërbimet e 23-vjeçarit francez, i cili pritet të jetë zëvendësuesi i Gianluigi Donnarummas.
Ky transferim sinjalizon një ndryshim të madh në portën pariziene, pasi Donnarumma ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe ka nisur kërkimin për një klub të ri. Manchester City, Manchester United, dhe Galatasaray janë ndër klubet që kanë shfaqur interes për portierin italian, i cili pas triumfit në Champions League mbetet një nga emrat më të kërkuar në merkato.
Chevalier, i cili shkëlqeu me Lille sezonin e kaluar me 13 ndeshje pa gol të pësuar, pritet të bashkohet me PSG-në në fazën përgatitore dhe të marrë rolin e titullarit në sezonin e ri.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Korrik, 2025 11:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.