Drejtuesit e Torinos po kërkojnë një qendërmbrojtës pas shitjes së Alessandro Buongiornos te Napoli.
Një ndër emrat që pëlqehet shumë nga klubi i Serie A dhe Albian Hajdari, 21-vjeçari pjesë e Luganos në Zvicër. Lojtari dardan ka qenë më parë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit, ndërkohë që luan me Zvicrën U21.
Përveç qendrës së mbrojtjes, Hajdari mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të repartit të prapavijës. Presidenti Cairo pritet të përpilojë një ofertë zyrtare për kartonin e mbrojtësit potent, i cili do e priste me kënaqësi rikthimin në qytetin piemontez.
3-4 mln euro vlerësohet kartoni i Hajdarit, futbollist që pëlqehet shumë edhe nga spanjollët e Gironas dhe gjermanët e Augsburgut.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Korrik, 2024 19:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.