Zyrtare: Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i Italisë, Federata anulon marrëveshjen

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Korrik, 2026 15:24

Zyrtare: Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i Italisë, Federata anulon marrëveshjen

Andrea Pirlo nuk do të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë. Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të anulojë marrëveshjen që pritej të zyrtarizohej gjatë ditës, duke i dhënë fund mundësisë që legjenda italiane të emërohej përzgjedhës i ri i “Azzurrëve”.

Sipas raportimeve, presidenti i Federatës, Giovanni Malagó, ka vendosur të mos miratojë marrëveshjen për shkak të bashkëpunimit të Pirlos me një kompani ruse të basteve sportive.

Kontrata, e cila ishte planifikuar të nënshkruhej sot, është anuluar dhe Andrea Pirlo nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë.

Pas këtij zhvillimi, edhe Paolo Maldini dhe Leonardo, të cilët ishin të përfshirë në projektin për rindërtimin e përfaqësueses italiane, pritet të vlerësojnë të ardhmen e tyre dhe rolin që do të kenë në Federatë.

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv, ndërsa Federata Italiane tani duhet të gjejë një alternativë për stolin e kombëtares.

Flaka

2
SONDAZHI

Sa jeni të kënaqur me punën e Qeverisë VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Korrik, 2026 15:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
2
SONDAZHI

Sa jeni të kënaqur me punën e Qeverisë VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?