Zyrtare: Baton Zabërgja transferohet në Ukrainë
Sulmuesi i Kosovës Baton Zabërgja ka zyrtarizuar largimin nga Dinamo City, duke u transferuar në kampionatin ukrainas te skuadra Metalist 1925 Kharkiv. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i Dinamos përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku falënderohet lojtari për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.
Zabërgja luajti 36 ndeshje në sezonin e kaluar në kampionatin shqiptar, duke realizuar 12 gola dhe duke qenë një nga pikat kyçe të suksesit të Dinamos, përfshirë edhe ndeshjen e fundit ndaj Hajdukut në “Air Albania”.
Transferimi drejt Ukrainës është një hap i rëndësishëm në karrierën e 24-vjeçarit, i cili pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 1.4 milionë euro, pa përfshirë bonuset. Klubi ukrainas ka vlerësuar kartonin e tij në afërsi të 1 milion eurove, duke e konsideruar si një investim strategjik për repartin ofensiv.
Dinamo City, përmes presidentit Adrian Bardhi, ka shprehur mirënjohje për përkushtimin profesional të Zabërgjës, duke e cilësuar si një futbollist që ka sakrifikuar gjithçka për fanellën blu. “Dera për ty do të jetë gjithmonë e hapur,” thuhet në mesazhin e klubit.
Flaka
















