Portieri kamerunas André Onana ka nisur udhëtimin drejt Turqisë për të finalizuar kalimin e tij te Trabzonspor, pas marrëveshjes së arritur me Manchester United për një huazim deri në qershor 2026.
Sipas marrëveshjes, nuk ka klauzolë blerjeje dhe as tarifë huazimi, ndërsa Trabzonspor do të mbulojë të plotë pagën e lojtarit. Onana pritet të fitojë pothuajse dyfishin e pagës aktuale falë bonuseve të përfshira në kontratë.
29-vjeçari iu bashkua United-it në vitin 2023 nga Inter Milan për 51 milionë euro, por pas një sezoni me gabime të shumta dhe konkurrencës së shtuar në portë, ai humbi vendin titullar. Me afrimin e portierit belg Senne Lammens dhe aktivizimin e Altay Bayindir në ndeshjet e para të sezonit, largimi i Onana-s u bë i pashmangshëm.
Debutimi i tij me Trabzonspor mund të vijë javën e ardhshme në sfidën ndaj Fenerbahçe-s, ndërsa klubi turk aktualisht renditet i dyti në Super Lig.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Shtator, 2025 23:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.