Zyrtare: Yan Diomande nuk udhëton me Leipzigun, transferimi te Real Madridi është drejt finalizimit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2026 13:18

Zyrtare: Yan Diomande nuk udhëton me Leipzigun, transferimi te Real Madridi është drejt finalizimit

RB Leipzig ka konfirmuar zyrtarisht se Yan Diomande nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjet e ardhshme në Austri. Sipas klubit gjerman, arsyeja e mungesës së lojtarit është një gjendje shëndetësore.

Megjithatë, raportimet e fundit tregojnë se prapa këtij vendimi fshihet transferimi i afërt i talentit të ri te Real Madridi.

Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se marrëveshja verbale mes palëve është arritur që fundjavën e kaluar. Aktualisht, Leipzig po punon për të gjetur një zëvendësues, çka do t’i hapte rrugën Diomandes për të udhëtuar drejt Madridit, ku pritet t’i nënshtrohet kontrollove mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën me klubin spanjoll.

Lojtari nuk ishte as në bankën rezervë në ndeshjen e fundit të Leipzigut dhe tashmë mungon edhe në listën e futbollistëve që do të udhëtojnë në Austri, duke shtuar edhe më shumë zërat se kalimi i tij te Real Madridi është vetëm çështje kohe.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Diomande do të bëhet një nga afrimet më të reja të “Los Blancos” gjatë këtij afati kalimtar.

Flaka

425
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2026 13:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
425
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?