Zyrtarizimi është çështje orësh: Yan Diomande niset drejt Madridit për të firmosur me Realin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2026 13:16

Zyrtarizimi është çështje orësh: Yan Diomande niset drejt Madridit për të firmosur me Realin

Real Madridi është pranë finalizimit të një prej transferimeve më të bujshme të kësaj vere. Sipas raportimeve më të fundit, Yan Diomande ka marrë dritën jeshile për të udhëtuar drejt Madridit, ku brenda 24 orëve pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të firmosë kontratën afatgjatë me klubin mbretëror.

Marrëveshja është bërë e mundur pasi RB Leipzig ka siguruar zëvendësimin e tij, duke arritur akordin për transferimin e Kristjan Asllanit. Klubi gjerman kishte vendosur të mos jepte miratimin për largimin e Diomandes derisa të përfundonte një ose dy afrime në merkato.

Sipas burimeve, Real Madridi dhe RB Leipzig kanë arritur marrëveshje për një transferim me vlerë 125 milionë euro, plus 15 milionë euro të tjera në formë bonusesh, duke e bërë këtë një nga operacionet më të shtrenjta të merkatos.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Diomande do të jetë shumë shpejt lojtari më i ri i Real Madridit, me zyrtarizimin që pritet pas përfundimit të kontrolleve mjekësore.

Flaka

425
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2026 13:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
425
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?