14 artistë në Festivalin e Muraleve në Tiranë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 20:42

14 artistë në Festivalin e Muraleve në Tiranë

Në Tiranë ka nisur edicioni i 6-shtë i Festivalit të Muraleve dhe njërin prej artistëve e gjejmë duke hedhur ngjyrat në një sipërfaqje të konsiderueshme të një pallati 5 katësh pranë Vasil Shantos. Pasi ka shëtitur në 10 vende të ndryshme të botës, artisti francez Matthieu Koga vjen në Shqipëri për të bërë pikturën e tij murale të radhës me motive florale që mbizotërojnë në punimet e tij.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri për të bërë pikturën time murale pasi kam ndaluar në më shumë se 10 vende. Motivet florale janë një karakteristikë e imja, po aq sa edhe loja që bëj më ngjyrat, duke i dhënë më shumë jetë fasadave të ndërtesave”, shprehet Koga.

Ka tre ditë që ka nisur punën aty, ndërsa thotë se i duhen edhe dy ditë të tjera për të finalizuar tërësisht pikturën e cila do të ketë këtë pamje.

“Më kanë mbetur edhe dy ditë. Është pak e vështirë për mua për shkak të teksturës së fasadës, por po ia dal që mos më humbin detajet e punës që kam ideuar”, thotë Koga.

Por Matheiu Koga nuk është i vetmi. Janë përzgjedhur edhe 13 artistë prej të cilëve 8 i kanë mbyllur pikturat e tyre, siç është edhe kjo murale kushtuar shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadaresë që ndërroi jetë 2 muaj më parë.

Vetë kuratori i festivalit Helidon Haliti duke iu përshtatur tematikës “A është e ardhmja Inteligjenca Artificiale”, ka zgjedhur të sjellë një murale të tij, ndërsa risi quan pjesëmarrjen më të madhe të artistëve gra.

Gjithsej në Tiranë tashmë numërohen mbi 80 piktura murale që nga nisja e këtij festivali.

Tv Klan

36

A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafajshëm?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 20:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
36

A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafajshëm?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut