Dy ngjarje tragjike brenda 24 orëve: Alpinisti humb jetën në Sharri, 17-vjeçarja në aksident

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shtator, 2026 21:23

Dy ngjarje tragjike brenda 24 orëve: Alpinisti humb jetën në Sharri, 17-vjeçarja në aksident

Një person mbi 70-vjeç nga fshati Xhepçisht i Tetovës ka humbur jetën sot në zonën malore të Kodrës së Diellit, në afërsi të Majës së Titos.

Sipas informacioneve fillestare, i moshuari kishte dalë në terren si alpinist, por gjatë qëndrimit në zonën malore ka ndërruar jetë.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësisë për të ndërhyrë me mjete tokësore, trupi i pajetë është nxjerrë nga zona malore me helikopter.

Rrethanat e sakta të vdekjes ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë për identitetin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara malore të Sharrit, ku kushtet e terrenit mund ta vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Sakaq, një 17-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi dje në rrugën Manastir–Prilep, pranë vendit të quajtur “Tullana”.

Në aksident janë përfshirë një automjet “Opel”, i drejtuar nga një 28-vjeçar nga Kanatlarci, dhe një “Ford”, të cilin e drejtonte një 48-vjeçar nga Dollno Srpci.

Sipas MPB-së, 17-vjeçarja, pasagjere në “Opel”, ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë nga Manastiri.

Drejtuesi i “Opel”-it është dërguar në spital me lëndime të rënda trupore. Të njëjtat lëndime janë konstatuar edhe te një 44-vjeçare dhe një fëmijë shtatëvjeçar, pasagjerë në “Ford”.

Të lënduar ka edhe drejtuesi 48-vjeçar i “Ford”-it.

Ekipet e SPB Manastir kanë kryer ekspertizë në vendin e aksidentit, ndërsa hetimet për shkaqet e përplasjes vijojnë.

Ndërkohë. Një 65-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pas aksidentit të rëndë të trafikut në autostradën Kumanovë–Shkup, ku dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u lënduan.

Aksidenti ndodhi më 19 shtator, rreth orës 21:35, në drejtim të Shkupit, në afërsi të fshatit Agaqoj. Në aksident u përfshinë një automjet “Mercedes”, i drejtuar nga M.M. (65) nga Shkupi, dhe një “Opel Corsa”, të cilin e drejtonte S.N. (27), po ashtu nga Shkupi. Gazeta Flaka

69

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shtator, 2026 21:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
69

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut