Afrim Gashi reagon pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Prill, 2024 19:24

Afrim Gashi reagon pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu

Pas arrestimit të gazetarit Furkan Sali, ka reaguar edhe kryetari i  Alternativës, Afrim Gashi. Në profilin e tij në facebook, Gashi shkruan se arrestimi i gazetarit në 
mënyrë të dhunshme është e keqe për demokracinë dhe lirnë e medias në 
përgjithësi.

“Arrestimi i gazetarit Furkan Saliu në mënyrë të dhunshme është shenjë e 
keqe për demokracinë, fjalën e lirë dhe median në përgjithësi.
Duke e dënuar këtë akt, kërkoj nga organet e drejtësisë që sa më shpejt 
ta zbardhin rastin dhe Furkani të lirohet.
Nuk ndalet liria e mendimit duke i arrestuar gazetarët”, ka shkruar 
Gashi.

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Prill, 2024 19:24