Sela nga Struga: Bashkë e bëmë ligjin e gjuhëve, bashkë do ta bëjmë edhe Bujarin president

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 22:22

Sela nga Struga: Bashkë e bëmë ligjin e gjuhëve, bashkë do ta bëjmë edhe Bujarin president

“Nuk guxojmë ta mbajmë peng edhe Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, prandaj duhet të bashkohemi rreth Frontit Evropian”.

Kështu lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Struga bëri thirrje që shqiptarët t’i bashkohen Frontit Europian për t’i thënë “Jo Rusisë, dhe po Evropës”.

“Ne duhet të bashkohemi drejt këtij Fronti, t’i bëni apel gjithë njerëzve sepse më 8 maj dhe 24 prill është dita ku të gjithë shqiptarët vendosin për të shkuar sa më shpejt dhe me hapa gjigand drejt Bashkimit Evropian, atu ku edhe ku e kemi vendin. Simbolika e Fronit Europian natyrisht që e ka edhe një domethënie që politikëbërja shqiptare duhej ta bënte edhe më herët. Bashkimi i bashkësive të tjera etnike, këtu në Maqedoni, drejt këtij Fronti, i jep kuptim të mirëfilltë fjalës front”, tha mes tjerash Sela.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 22:22