Osmani zotohet: Nëse marr besimin e qytetarëve, do të anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 23:30 Përditësuar

Osmani zotohet: Nëse marr besimin e qytetarëve, do të anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030

Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani u zotua që siç tha, nëse fiton koncepti i integrimit karshi izolimit, Maqedonia do të bëhet anëtarë e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

“Unë besoj fuqishëm  në ofertën të cilën e kam dhënë, besoj fuqishëm në përvojën që e kam krijuar, në sinqeritetin dhe përkushtimin që kam për të realizuar ëndrrën më të madhe të njerëzve për anëtarësim në familjen europiane dhe të gjithë energjinë time, gjithë këtë përkushtim e përvojë do i investojë për një të ardhme më të mirë. Unë zotohem para tyre që nëse fiton koncepti i integrimit karshi izolimit, ne do të bëhemi anëtarë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030”, tha Osmani.

“Ka disa ditë që paralajmëroj se VMRO-ja bën thirrje shoviniste”, thotë Osmani

I pyetur se pse nisën të përdorin fjalor nacionalit, Bujar Osmani, kandidati për president i Frontit Europian në ClickPlus tha se këtë së pari e nisi VMRO-DPMNE-ja, duke kërkuar që të “kthehet Maqedonia”, “të kthehet dinjiteti” dhe “t’u jepen 61 deputetë”.

“Nuk e nisëm ne të parët. Unë tashmë e disa ditë kam paralajmëruar se sloganet e VMRO-DPMNE-së janë shoviniste dhe janë në kundërshtim me Kodin Penal dhe kam thirr prokurorin të reagojë. Thotë “ta kthejmë Maqedoninë të jetë e juaja”. Për shkak se kemi kryeministër dhe ministër të Jashtëm shqiptar, paska qenë Maqedonia e të tjerëve. Kjo i bie se ne e kapim Maqedoninë dhe e dërgojmë ku të duam. “Ta kthejmë krenarinë”, se kinse pse kemi kryeministër dhe ministër të Jashtëm shqiptar, e kemi humbur dinjitetin. Dhe kulmi – “na jepni 61 deputetë” që të largojmë shqiptarët nga vendimmarrja, kjo për një shtet multietnik është thirrja më nacionaliste”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, këto sllogane janë shoviniste dhe kanë për qëllim të largojnë shqiptarët nga vendimarrja.

-Patjetër, patjetër, kjo nuk ka dilemë, nuk do të ketë Qeveri pa ndryshimet kushtetuese, këtë e tha në TV21 mes tjerash kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani, i pyetur nëse do të bëhen bashkë me VLEN, për t’i thënë “JO” Mickoskit, nëse i njëjti nuk pranon ndryshimet kushtetuese pas zgjedhjeve.

Osmani për ndryshimet kushtetuese: Nëse duhet do të qëndrojmë të mbyllur në Vodno deri në zgjidhje

Duke marrë shembullin e Kroacisë, Bujar Osmani thotë se edhe Maqedonia e Veriut, pushtet edhe opozitë, duhet të bëhen bashkë për çështjen e integrimit në Bashkimin Europian.

“Puna e parë që do të bëj, t’i mbyllë liderët në Vilën Vodno, t’i mbyll në takim dhe nuk dalim nga ai takim nëse duhet edhe një javë, dy javë, një muaj – nëse duhet deri sa të shtrijmë dorën me njëri – tjetrin”, tha Osmani.

Osmani: Fronti Europian është përgjigje për nacionalizmin hakmarrës të VMRO-DPMNE

Kandidati për president nga radhët e Frontit Europia, Bujar Osmani në TV21 tha se njerëzit të mërkurën do të ballafaqohen me opsionin e izolimit dhe përjashtmit që e ofron VMRO-DPMNE dhe Frontit Europian që garanton integrim në BE.

“Tani përsëri me një situatë artificiale të krijuar me ndryshimet kushtetuese, për integrimin e bullgarëve në Kushtetutë, që nuk është asnjë rrezik as për maqedonasit, as për shtetin, duan të na humbin edhe 20 vite, nuk kemi asnjë ditë për të humbur, nuk kemi më asnjë njeri për ta larguar nga shteti për shkak të këtyre aventurave politike, apo mos-pasjes së guximit për të ecur para, prandaj Fronti është përgjigje për edhe një izolim hakmarrës që dëshiron të na ofrojë ky nacionalizëm hakmarrës i VMRO-DPMNE-së”, theksoi Osmani.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 23:30 Përditësuar