Galdini: Ali Ahmeti e meriton plotësisht çmimin, është nder e vlerë për shqiptarizmën

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 16:49 Përditësuar

Galdini: Ali Ahmeti e meriton plotësisht çmimin, është nder e vlerë për shqiptarizmën

Pas shpalljes “qytetar nderi” nga ana e Bashkisë së Tiranës, në adresë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti kanë ardhur një vargë urimesh.

Përveç, Ramës, Nanos e Velijajt e figurave tjera nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut dhe Kosova, Ahmetin e ka uruar edhe kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Galdini ka thënë se pikërisht Ali Ahmeti është ai që e meriton plotësisht dhe se Ahmeti është nder e vlerë për shqiptarizmën.

“Urimet më të mira Ali Ahmeti për titullin Qytetar Nderi i Tiranës. Ali Ahmeti e meriton plotésisht dhe është nder e vlerë për shqiptarizmën”, ka shkruar Galdini.

Fatos Nano i pari uron Ali Ahmetin

Pasiqë u shpall Qytetar Nderi i Tiranës dhe përfundimit të ceremonisë, kryetarin e BDI Ali Ahmeti e ka telefonuar ish kryeministri shqiptar Fatos Nano i cili i pari e ka uruar Ahmetin.

Miqësia dhe bashkëpunimi mes Ahmetit dhe Nanos daton që moti dhe të dy politikanët e njohur akoma ruajnë me shumë kujdes këtë shoqëri.

Urime Komesar, ishin fjalët e ish kryeministrit Nano për kryetarin e BDI Ahmeti pasiqë mbaroi ceremonia e marjes së titullit Qytetar Nderi i Tiranës.

“Përshëndetje vëllai jonë! Shumë urime për A.A-në! Moment i bukur dhe në kohë!”, ka shkruar në urimin e tij, Nano.

Ndryshe, më 30 prill Këshilli Bashkiak i Tiranës solli vendim për shpalljen Qytetar Nderi të kryetarit të BDI Ali Ahmeti për kontributin e dhënë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Rama nga Bashkia e Tiranës, vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës. Ceremonia e organizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj u zhvillua në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak.

I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, ish-presidentët Bamir Topi e Alfred Moisiu, diplomatë dhe përfaqësues të qeverisë.

Fjalën e tij kryeministri Rama e nisi me një batutë. “Vetëm Ali Ahmeti më kthente këtu sot,” tha Rama, ndërsa vlerësoi kreun e BDI si lider falë të cilit shqiptarët sot në Maqedoninë e Veriut jetojnë më mirë.

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 16:49 Përditësuar