U shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti: Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 16:37 Përditësuar

U shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti: Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ish presidentët Moisiu dhe Topi si dhe shumë personalitete tjera.

Gjatë fjalës së tij ai tha se Shqipëria, ndonëse e varfër, ka treguar gjithmonë zemrën e ngrohtë për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Do doja të ju falenderoj nga zemra, kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, kjo është Tirana e Zahir Pajazitit po edhe e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit.

Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajn që si djalin e vet e ka mbajt nëna Dritë. Kjo nënë Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj, me qindra janë dëshmorë, hero të kombit që i ka mbajtë nëna në prehrin e vetë. Unë do të doja të ju falenderoj por një fjalë e një plaku të urtë na tha, mos e falenderoni njëni tjetrin sepse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë për të gjithë punët kur bëhen.

Mirëpo, vërtetë Shqipëria ka ndarë buk, kryp e zemër për ne. Për të gjithë ata që sot nuk janë, sot është Kosova shtet, sot shqiptarët janë shtetëformues në RMV. E kam thënë botërisht kur e kemi nisur, e kam thënë ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare, e kemi nisë të tillë por rethanat ndryshuan por edhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuam për çlirimin e Kosovës, por pa garancat se nuk do ketë kryngritje në Maqedonisë sepse shqiptarët që morrën pjesë vullnetarisht, ca u vranë në burgjet e Idrizovës, dhe kjo situatë ishte e papërpunueshme shumë më herët, sepse shqiptarët ishin në RMV të shkelur margjinalizuar, pa të drejta, pa flamur, pa simbole.”, tha Ahmeti në Tiranë

Ai më tej shtoi “Sot edhe ju Skenderbeun e keni në Tiranë po edhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër. Edhe ju me krenari është Flamuri kombëtarë, po edhe ne dënohemi nëse nuk e respektojmë flamurin shqiptar, 5 mijë euro është gjoba nëse nuk e kemi. Kemi tre universitete.”

Unë do doja të ju falenderoj shumë për këtë nder, e ndaj me 3 mijë mbetje mortore që i kam në vendlindje se për këtë flamur dhe këtë gjuhë janë vrarë dhe ju më keni nderuar mua, ju falenderoj shumë, suksese patshi në të gjitha fushëveprimtaritë e jetës.

Ali Ahmeti “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti u nderua me titullin “Qytetar Nderi”.

Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e ceremonisë së nderimit me titullin, ndërsa ishin të pranishëm edhe ish-presidentët Bamir Topi e Alfred Moisiu dhe ministrI i Brendshëm,Taulant Balla dhe deputeti Pandeli Majko.
Nderimi me titullin “Qytetar Nderi” u propozua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe u mbështet nga anëtarët socialistë të këshillit bashkiak i Tiranës.

“Duke pasur parasysh se për kë duhet të flas sot, kisha shumë frikë se mund tu mbaj me orë të tëra për figurën personalitetin dhe karakterin e Ali Ahmetit. Shumë i nderuar dhe i dashur kryetar, Ali Ahmeti, të nderuar miq dhe të ftuar sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët e historisë sonë kombëtare.

E shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme, jo vetëm shkak për fuqitë e mëdha, as vetëm për shkak fqinjësh më të fuqishëm, por edhe për shkak shqiptarësh të këqinj të cilët armët e luftës dhe demokracisë i përdorin kundër njëri tjetrit, pa pasur gajlen më të vogël se mes njëri tjetrit dhe të huajit të zgjidhnin të huajt. Nuk besoj se ndonjë komb tjetër në Ballkan, e ka vuajtur më shumë përçarjen mes vetes më shumë se shqiptarët.

Ali Ahmeti është një shqiptar ndër më të mirët, i cili vite më parë iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe të drejta të barabartë të vëllezërve dhe motrave tona në Maqedoni, me armët luftarake dhe asaj rezistence nuk kërkoi as gjakderdhje, as hedhjen në erë të shtetit të pavarësuar nga shpërbërja e Jugosllavisë. Armët në krahun e asaj rezistence malesh nuk synon ndarjen e Maqedonisë por bashkimin e saj nën të njëjtin flamur vlerash dhe parimesh mes vlerave demokratike të dy popujve, rruga e rezistencës së maleve që Ali Ahmeti e hapën me armët në krah, ishte rruga e një vizioni patriotik paqeje.

Ato armë në krah nuk ishin as një blof politikanësh të verbuar nga etja për pushtet dhe as një shaka aventurierësh. Është ende herët për tu shkruar historia e kësisoj shqiptari ndër më të mirët, por nuk është herët të thuhet se ndër shqiptaret e kësaj kohe, ndër të cilat shkëlqe edhe ndryshimi rrënjësor i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti është mjeshtri unë më i madh i përdorimit të armës së demokracisë për të afirmuar subjektivitetin tonë kombëtar. Pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk di ishin sot në ditën më të mirë”, tha Rama.

Erion Veliaj lartëson Ali Ahmetin: Një personalitet politik që nderon edhe Tiranën

“Një shqiptar ndër më të mirët, një luftëtar që politikën e diplomacinë i ka kthyer në një mjeshtëri të admirueshme, një udhëheqës që i ka bërë vend të veçantë vetes në historinë e shqiptarëve dhe në zemrat e në mendjet e të gjithëve, përfshirë edhe mendjet e kundërshtarëve e armiqve të tij”, kështu është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë ceremonisë së ndarjes së titullit Qytetar Nderi të Tiranës, për kreun e BDI Ali Ahmeti.

“E dëshmon rruga e tij gjurmëlënëse, modeli i Ahmetit ishte ai i 19991 kur shpërthyen demonstratat studentore, dhe kur shpërthyen ato dhe u arrestuan studentët ai ishte një nga të arrestuarit.”

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 16:37 Përditësuar