Edhe 167 kuti pa numëruar: VMRO 59, BDI 19, LSDM 18, VLEN 13, E MAJTA 6 dhe ZNAM 5 mandate

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 00:31

Edhe 167 kuti pa numëruar: VMRO 59, BDI 19, LSDM 18, VLEN 13, E MAJTA 6 dhe ZNAM 5 mandate

Kanë ngelur edhe 167 kuti votimi të panumëruara, apo 4,80% e votave, ndërsa rezultati aktual i forcave politike në bazë të mandateve të fituara është me sa vijon:

Koalicioni “Maqedonia jote – VMRO-DPMNE 59 mandatet

Koalicioni Fronti Europian – BDI 19 mandatet

Koalicioni për ardhmëri Europiane – LSDM 18 mandatet

Koalicioni VLEN 13 mandatet

Partia e Majta 6 mandatet

Lëvizja “ZNAM – Për Maqedoninë tonë” 5 mandatet

Me vota, VMRO ka grumbulluar 143.267, BDI 132.089, LSDM 143.267, VLEN 102.863, E majta 63.944, ZNAM 50.187 dhe të tjerat nën 1% dhe nuk kanë fituar mandate deputeti.

Në zonën 1, FE fiton aktualisht 2 mandate, aq sa edhe VLEN.

Në zonën 2, FE ka katër mandate, kurse VLEN 2.

Në zonën 3 dhe 4 partitë shqiptare nuk kanë nxjerrë mandate deputeti, kurse në zonën 5 FE ka fituar 4 dhe VLEN 1 mandat.

Në zonën 6, Fronti Europian ka fituar 9 mandate e ndjekur nga VLEN me 7 mandate.

Në rang shteti të numëruara janë 3.310 nga 3.477 kuti votimi, apo 95,20%, gjë që mund të ndikon në lëvijen e mandateve nga njëra në tjetrën parti. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 00:31