Tregime nga lufta e vitit 2001

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Qershor, 2024 01:23

Tregime nga lufta e vitit 2001

Ishte data 8 gusht t ë vitit 2001 kur në vendin e quajur Karpallak rrugës mes Tetovës e Shkupit, ndodhi një dyluftim mes pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Armatës së Maqedonisë.  Në një pritë të ngritur nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, humbën jetën 10 pjesëtarë të ARM-së, që të gjithë nga Prilepi.

Në momentet kritike, ushtarët e UÇK-së sulmuan karvanin e armatës maqedonase, humbën jetën 10  rezervistët ushtarakë.

Konflikti filloi në fshatin Tanushë, rrethina e Shkupit, dikur kah mesi i shkurtit të vitit 2001 dhe së shpejti u zgjerua edhe në fshatrat e Tetovës, në disa pjesë të qytetit, në rajonin e Likovës, rrethina e Kumanovës dhe në disa fshatra të Shkupit (Haraçinë, Radushë dhe Luboten).

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Qershor, 2024 01:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media