Zjarri në diskotekë: 59 të vdekur dhe 155 të lënduar, viktimat janë të moshës së re
59 persona kanë vdekur ndërsa rreth 155 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit që e kaploi diskotekën “Puls” në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer në orët e hershme (16 mars) për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç.
Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Më poshtë i gjen të gjitha zhvillimet, klikoni në link për të lexuar lajmet:
Si u kthye magazina e tapeteve në klub nate, funksiononte në kushte të papërshtatshme
MSH: Po organizohet transport ajror për pacientët me lëndime të rënda
Njëzet nga gjithsej 155 të lënduarit në zjarrin në diskotekën në Koçan, janë në gjendje kritike