Ambasada e SHBA-së në Shkup: Mbajtësit e vizave t’i ndjekin ligjet dhe rregullat amerikane

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Prill, 2025 21:35

Ambasada e SHBA-së në Shkup: Mbajtësit e vizave t’i ndjekin ligjet dhe rregullat amerikane

Ambasada amerikane në Shkup apelon që mbajtësit e vizave t’i ndjekin ligjet dhe rregullat amerikane.

“Skriningu i vizave për SHBA-në nuk ndalet pas dhënies së vizave. Ne vazhdimisht i kontrollojmë mbajtësit e vizave për të konfirmuar nëse i ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat amerikane dhe nëse nuk i zbatojnë do t’ua revokojmë vizat dhe do t’i deportojmë”, qëndron në postimin e Ambasadës në Fejsbuk.

Javën e kaluar, ambasada bëri një apel për qytetarët që kanë vizë amerikane, për ta përdorur atë siç duhet. Ata deklaruan se nëse dikush qëndron më gjatë se sa është përshkruar në vetë vizën, individët mund të përballen me një ndalim të përhershëm për të udhëtuar në SHBA.

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Prill, 2025 21:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media