Vijon debati mes zyrtarëve të VMRO dhe ZNAM!

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2025 10:36

Vijon debati mes zyrtarëve të VMRO dhe ZNAM!

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, i është përgjigjur deklaratave të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, i cili kritikoi performancën e tij. Në reagimin e tij, Filkov e quajti Miloshoskin “kusuri i Gruevskit” dhe tha se ai ende nuk është mësuar të përgjigjet para qytetarëve.

“Duket qartë që është i painformuar dhe i izoluar nga partia e tij. Ndoshta duhet të kërkojë informacione nga Qeveria për ligjet dhe reformat që po zbatojmë,” tha Filkov, duke e akuzuar Miloshoskin për përfshirje në krijimin e sistemit gjyqësor të korruptuar dhe ndryshimet e dëmshme në Kodin Penal të vitit 2023.

Ai gjithashtu publikoi një listë me ligjet dhe reformat që po zhvillohen, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.

Lexo edhe:

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2025 10:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media