Qoku i bindur: VLEN-i do t’i fitojë 76% të komunave me shumicë shqiptare!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Prill, 2025 22:47

Qoku i bindur: VLEN-i do t’i fitojë 76% të komunave me shumicë shqiptare!

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes brenda koalicionit VLEN, Bekim Qoku përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se në zgjedhjet lokale, ky koalicion do të fitojë 76 për qind të komunave me shumicë shqiptare. Qoku i referohet një ankete, realizuesin e së cilës nuk e tregon.

“Sipas sondazheve të fundit, në zgjedhjet komunale të tetorit, VLEN i fiton 76% të komunave me shumicë shqiptare. Ndërsa i njëjti sondazh thotë se vetëm 11% e qytetarëve shqiptarë janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndryshimi vazhdon me VLEN. Ecim tutje!”

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Prill, 2025 22:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media