Gzim Kadriu: Programi i koalicionit VLEN nuk po zbatohet në qeverisjen aktuale

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 14:51 Përditësuar

Gzim Kadriu: Programi i koalicionit VLEN nuk po zbatohet në qeverisjen aktuale

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët – Taravari, Gzim Kadriu, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mospërputhjen ndërmjet programit të koalicionit VLEN dhe praktikave aktuale të qeverisjes, transmeton Flaka

Në një deklaratë gjatë emisionit të sotëm në TVFetsa, Kadriu theksoi:

“Fatkeqësisht konstatojmë se Programi i koalicionit VLEN nuk gjenë zbatim në qeverisjen aktuale!”

Ky është një nga qëndrimet më të qarta kritike që vjen nga brenda vetë strukturave të koalicionit, duke ngritur pikëpyetje mbi funksionimin dhe përfaqësimin real të marrëveshjes politike në pushtet.

Deklarata e Kadriut pritet të shkaktojë debat në opinion dhe të nxisë reagime nga partnerët e tjerë të koalicionit. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 14:51 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media